Google search engine
Home Sport Paris SG në ankth, dëmtimi i Nejmar i rëndë, rrezikohet i gjithë...

Paris SG në ankth, dëmtimi i Nejmar i rëndë, rrezikohet i gjithë sezoni

0
463

Në duelin kundër Strasburgut në kuadër të kampionatit francez, Paris San Zhermen fitoi pastër 2-0, një fitore e merituar, por ka dalë e humbur në një aspekt tjetër. Ylli i skuadrës, braziliani Nejmar, la fushën i dëmtuar, madje është parë në dhomat e zhveshjes duke qarë, gjë që flet për një situatë dëmtimi serioz dhe aspak të lehtë. Mediat sportive franceze kanë aluduar për një dëmtim që mund ta mbajë yllin brazilian për shumë kohë jashtë fushave, pasi është përsëritje e dëmtimit që kishte një vit më parë në shputën e këmbës. Sulmuesi brazilian ka shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes ku edhe ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor. Sot do të ketë të tjera ekzaminime për Nejmarin dhe të gjithë në Paris kanë nisur të luten që Nejmar të mos ketë pësuar të njëjtin dëmtim si në fundin e sezonit të kaluar. E ndërsa ishte akuzuar se rrëzohej kot në tokë, në ndeshjen e fundit braziliani provoi diçka të re. Ai i dribloi lojtarët e Strasburgut për t’iu ikur ndërhyrjeve të tyre. Në një pjesë të ndeshjes, Nejmari e tregoi se pse është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur pas disa driblimeve mbresëlënëse, kishte qenë shumë afër për ta shënuar një gol që mund të kishte garuar për golin më të mirë të vitit. Braziliani nuk arriti ta shënojë këtë gol, por PSG-ja arriti ta fitojë ndeshjen 2-0. Vizitat e sulmuesit vijojnë me intensitet dhe të gjithë shpresojnë që ai të kthehet shumë shpejt në fushën e lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here