Google search engine
Home Politike Drejtesi Kërcënoi gjyqtarin dhe kërkoi para për një proces gjyqësor, KPK zbardh vendimin...

Kërcënoi gjyqtarin dhe kërkoi para për një proces gjyqësor, KPK zbardh vendimin e plotë për kryegjyqtarin e Korçës

0
473

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi dje vendimin e plotë për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Korçës, Admir Belishta. Në vendim thuhet se kryegjyqtari ka probleme të shumta me pasurinë, ku midis të tjerash bie në sy edhe një ndërtim pa leje në një tokë të tijën në Maliq. Sipas KPK, komisionerët kanë hetuar edhe për raste gjyqësore për ndërtim të paligjshëm ku gjyqtar ka qenë Admir Belishta dhe ka rezultuar se ky i fundit i ka ndëshkuar ata që kishin kryer ndërtim të paligjshëm.

“Subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë. Subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë i saktë në deklarimin e pasurisë së tij ndër vite. Subjekti i rivlerësimit, me veprimet e tij, me kryerjen e një ndërtimi të paligjshëm në vitin 2013, kur në të njëjtën kohë, për të njëjtin veprim ka mbajtur qëndrim tjetër në pozicionin e gjyqtarit, ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia. Komisioni ka hetuar edhe në lidhje me proceset me objekt gjyqësor ndërtimin e paligjshëm, të shqyrtuara nga subjekti. Për këtë janë kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, të gjitha vendimet me këtë objekt, të gjykuara nga ky gjyqtar, për periudhën 2014-2016. Në të gjithë vendimet e tij si  gjyqtar, subjekti Admir Belishta ka vendosur dënimin me gjobë/ burgim ndaj shtetasve, që kanë konsumuar elementët e veprës penale të ndërtimit pa leje, sipas vendimeve respektive”, sqaron në vendim Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Po ashtu, Admir Belishta ka probleme edhe me integritetin e figurës dhe KPK e ka konsideruar të papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Arsyet e këtij cilësimi janë faktet që sipas KPK, Belishta ka kërcënuar një gjyqtar, ka kërkuar një shumë parash për një çështje gjyqësore si edhe ka favorizuar dy subjekte gjatë proceseve gjyqësore. “Subjekti i rivlerësimit  dyshohet se  mund të kenë fyer dhe kërcënuar gjyqtarin M. D. pasi ky i fundit kishte rrëzuar kërkesën. Dyshohet se subjekti i rivlerësimit mund të ketë favorizuar një shtetas të mitur, i gjykuar për veprën penale të vrasjes. Dyshohet se A. Belishta mund t’i ketë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash një shtetasi për të cilin ka pasur një proces gjyqësor për shpërdorim të detyrës dhe favorizim të kontrabandës”, thuhet në vendimin e KPK. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here