Google search engine
Home Aktualitet Elbasan, miratohet projekti për rikonstruksionin e teatrit “Skampa”

Elbasan, miratohet projekti për rikonstruksionin e teatrit “Skampa”

0
740

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në mbledhjen e tij të radhës projektin për rikualifikimin e teatrit “Skampa”. Në vendim thuhet se i ndarë në tre faza projekti parashikon rikonstruksionin e ambienteve të brendshme të cilat janë të amortizuara, ngrohjen qendrore të godinës dhe fasadën për ta sjellë atë në kohë. Teatri “Skampa” është i vetmi objekt kulturor në qytetin e Elbasanit, i ndërtuar rreth viteve 1935.

“Gjendja fizike e godinës së teatrit, fasadat dhe ambientet e brendshme janë tepër të amortizuara, po ashtu fasada e shumë viteve më parë stonon me pamje e përgjithshme të qytetit. Rikonstruksioni i teatrit tashmë është emergjent pasi ambientet e brendshme pengojnë zhvillimin normal të aktiviteteve për shkak të degradimit të tyre. Po ashtu vendosja e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit është nevojë emergjente pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve. Për t’u theksuar është fakti se mungon totalisht termoizolimi i strukturës, e po ashtu shtresat, rafinatura, dhe tualetet janë jashtë funksionit. Godina e re do të shkojë përshtat gjithë ndryshimeve që ka pësuar qytetit, do të garantojë komoditet për artistët në punën e tyre dhe komoditet për artdashësit. Elbasanasit në historinë e tyre kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë se e duan artin dhe të bukurën”, thuhet për këtë vendim.

Teatri “Skampa” (apo ish-kinema “Nacional”) ndodhet në qytetin e Elbasanit. Është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit bej Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit. U realizua nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan. Trupa e teatrit “Skampa” ka vënë në skenë pjesë të ndryshme si dramë, komedi, tragjedi por edhe janë zhvilluar shumë festivale dhe aktivitete rinore. Mes dramave dhe komeditë që janë vënë në skenë shfaqja “Familja e peshkatarit”, është e cilësuar si një ndër më të suksesshmet. Të mirëpritura nga artdashësit kanë qenë dhe shfaqjet “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka”, të cilat mbajnë ‘vulën’ e këtij teatri. Ata që kanë interpretuar janë nderuar me tituj të lartë si “Artist i Popullit”, “Artist i merituar”,“Aleksandër Moisiu”, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here