Google search engine
Home Sociale Dyfishimi i çmimeve nga stomatologët/ Autoriteti i Konkurrencës merr vendimin

Dyfishimi i çmimeve nga stomatologët/ Autoriteti i Konkurrencës merr vendimin

0
837

Në një deklaratë për mediat, Autoriteti i Konkurrencës  thotë se do të vlerësojë aktin normativ të Urdhrit të Stomatologëve për rritjen e çmimeve për shërbimet dentare.

 Autoriteti i Konkurrencës deklaron se pas vlerësimit  do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003.

Siç u njoftua ditën e djeshme duke nisur nga ky muaj klinikat dentare në vend janë njohur me një vendim nga Urdhri i Stomatologut, i cili rrit dyfish çmimet e shërbimeve.

Kështu, sipas urdhrit, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhet të paguajnë 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë që më parë ka qenë 3000 lekë, ndërsa me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë.

Rritje ka pasur edhe për shërbime të tjera, si pastrimi i gurëzave, nga 1500 lekë në 3000 lekë.

Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale.

Njoftimi:

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar.

Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë.

Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes.

Për sa më sipër Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë këtë akt normativ dhe do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here