Detaje të reja kanë dalë nga sekuestrimi i 52 milionë eurove dhe 7 apartamenteve në Lezhë.
Mësohet se disa prej apartamenteve të sekuestruara ndodhen në Tiranë.
Llogaritë bankare dhe apartamentet janë në pronësi të shtetasve Sh.P., dhe P.V.
Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.
Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente.