Gazeta e njohur gjermane “Die Welt” ka intervistuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili vazhdon të hapë atje ekspozita me pikturat e tij. Por jo vetëm për pikturën, kryeministri ka shuar kuriozitetin e gazetarëve gjermanë edhe për sa i përket “dashurisë” së tij me kancelaren Merkel. Ai po ashtu ka treguar edhe pse bëri lëvizjet më të fundit në kabinetin qeveritar, ndryshime për të cilat nuk i kurseu batutat.
Mirëpo ajo që bie në sy në këtë intervistë të pazakontë është edhe rrëfimi që Rama si rrallëherë ka bërë për pasionin e tij më mëdha sportin dhe artin.
– Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?
Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.
-Si kryebashkiak i lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?
Rama: Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.
