Google search engine
Home Aktualitet Jozefina Topalli me akuza të forta ndaj Kryesisë së re të PD,...

Jozefina Topalli me akuza të forta ndaj Kryesisë së re të PD, Albana Vokshi i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”

0
637

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka folur për kritikat që bëri ish-nënkryetarja e kësaj partie Jozefina Topalli, ku tha se Kryesia e re është delegjitime dhe pa identitet. Në studion e emisionit “Byro politike”, Vokshi tha se kritikat nuk qëndrojnë, pavarësisht respektit që ajo ka për Topallin.

“E respektoj zonjën Topalli dhe kontributin që ajo ka dhënë për Partinë Demokratike. E respektoj edhe qëndrimin që ajo ka për kryesinë, por ka disa gjëra që unë i lexoj ndryshe.

Ajo thotë që personi më i votuar në Kryesi ka më pak vota se gjysma e Këshillit Kombëtar, por nuk është tamam ashtu sepse ai ka më shumë se gjysma e personave që kanë votuar. Duhet pasur parasysh që edhe vota ka qenë e shpërndarë.

Sa u përket figurave që janë sot në Kryesi, ajo është një ndërthurje e të vjetrës me të rinjtë. Aty ka personalitete të shquara, ka ish-drejtues institucionesh të rëndësishme, aty ka ish-ministra, ka jurisë dhe ekonomistë, ka përfaqësues të ish-të përndjekurve dhe ish-pronarë. Të gjitha shtyllat e PD-së janë të përfaqësuara” –tha Vokshi.

Një ditë më parë, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli bëri kritika të forta për mënyrën si u zgjodh kryesia e re e PD-së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here