Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka folur për informacionin që rrodhi pasi lajmi u publikua fillimisht nga ish-kryeministri Berisha gjatë kohës që udhëtonte për në Tiranë.
Ai u shpreh se nuk e ka këtë informacion se nga mund ta ketë marrë ish-kryeministri lajmin. Sipas tij informacioni mund të ketë rrjedhur nga Policia e Shtetit njësoj siç mund të ketë rrjedhur edhe nga familjarët e tij.
“Unë nuk i njoh detajet e dosjes dhe nuk mund të paragjykoj diçka që është në dorë të gjykatës që të vendosi,” – iu përgjigj Hodaj i ftuar në Fax News pyetjes se cili do të jetë fundi i Eskobarit të Ballkanit.








































