Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretet për shkarkimin nga detyra të gjashtë ministrave të qeverisë së Edi Ramës dhe ish-zv/kryeministres. Deri më tani, Presidenca nuk ka njoftuar për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm.
Ndërkohë, Meta ka firmosur dekretin për emërimin në detyrë për tre ministra të rinj dhe zv/kryeministrin.
Erjon Braçe ka marrë dekretin e Metës dhe nga sot mund të fillojë punën si zv/kryeministër i Shqipërisë.
Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsi, ministër i Sipërmarres, dhe Elisa Sipropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, kanë marrë gjithashtu dekretimin e presidentit.
Në pritje mbeten dekretimet për Gent Cakajn te Ministria e Jashtme, Besa Shahinin te Ministria e Arsimit, Elva Margariti te Ministria e Kulturës, Belinda Balluku te Ministria e Infrastrukturës dhe Anila Denaj te Ministria e Financave.









































