Google search engine
Home Aktualitet Misteri për masakrën e trefishtë në Elbasan

Misteri për masakrën e trefishtë në Elbasan

0
475

Një javë nga masakra e trefishtë në Elbasan, oficerë të krimeve të rënda në policinë e shtetit janë rikthyer sërish në vendngjarje ne kërkim te provave të reja që mund të çojnë në identifikimin e atentatorëve apo porositësve te atentatit mafioz.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Dhjetor, në Bradashesh, ku viktimë mbetën Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri, si dhe shtetasi turk, Erdal Duranay.

Burime pranë policisë bënë me dije se deri në këtë fazë hetimesh, nuk është mundur të sigurohet asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e vrasjes.

Dyshimet janë se objektiv ka qenë 34-vjeçari Endrit Alibej, për shkak të të kaluarës së tij, i cilësuar si një nga kokat e trafikut të kokainës nga Holanda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here