“Lleshaj nuk përshtatet me Ramën”/ Balla bën paralajmërimin e fortë: Nga e hëna prisni më shumë…

0
424

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Real Story” në Vizion Plus, Sokol Balla, në një opinion të tijin ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar, ditën e hënë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të mbahet ditën e hënë, në 24 dhjetor. Balla ka thënë se pas intervistës me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn kuptoi se ai ishte ministri 99.99 përqind jo i përshtatshëm, për kabinetin e Ramës dhe nga e hëna më shumë të tillë pritet të vijnë. “Kjo u kuptua edhe në resistencën jo të vogël të brendshme në PS, ndaj zgjedhjes së një kandidature të paoksiduar për ministër, atë të Sandër Lleshajt. Vetë e kuptova pak ditë më parë kur këtë personazh i veshur varfër si një prift franceskan, por me ide të pasura se si të modernizohet Policia dhe Shteti, e kisha dy orë përballë në emision. Një personazh që me Edi Ramën është 99.99 përqind jo i përshtatshëm, por që e bashkon ideja sesi gjerat janë keq dhe duhen bërë më mirë. Njeriu që me sa duket, edhe para të gjithëve i ka kërkuar atij një plan kombëtar kundër kanabisit dhe që ndryshe nga Fatmir Xhafaj, siç e tha edhe vetë, mendon “qe forca e ligjit duhet të ndihet çdo ditë dhe jo me fushata. Nga e hëna prisni më shumë Sandër Lleshaj që të futen në Qeveri. Rama duket se e ka ndarë mendjen që jo të gjitha vezët duhet të jenë për të. Ca t’i hajë edhe Lindita, edhe Damiani, edhe Arbeni (këtë mendon edhe partia e Erion Braçeve, një shumicë e heshtur dhe mbështetëse në kohë të vështirë dhe ankimtare, sa herë qeveria ‘fluturon me pras’ drejt lartësive të panjohura).”,- u shpreh Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here