Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka kërkuar nga shumica që të votojë pro draftit për vettingun në politikë. Referuar opinionit të Venecias, Bylykbashi kërkoi dialog me shumicën për draftin.
“Komisioni na ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm, por ju nuk doni të dëgjoni. Venecia kërkon që PD dhe PS të ulen për dialoguar, por ju morët vendimin dhe e rrëzuat. Hajdeni ulemi në dialog të hapim rrugën për vettingun në politikë”tha ai.