Reagon ministri Lleshaj pas ndryshimeve që miratoi Kuvendi: Hapen dyert e Akademisë për këto studentë

0
445

“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj”. Keshtu shkruan sot ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, duke reaguar pas votimit te ligjit per  “Për Policinë e Shtetit”, mbreme nga Kuvendi.

Ministri Sandër Lleshaj shkruan në twitter:

Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.

Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here