Gjatë seancës plenare të ditës së sotme që po mbahet për Vettingun në politikë fjalën e ka marrë edhe Edmond Spaho. Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho deklaroi se Ridvan Bode i zgjedhur mbrëmë në orët e vona, si anëtar në Bordit Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por Edi Ramën.
“Ridvan Bode është përfaqësues i Ramës, nuk përfaqëson PD-në. Nuk pranojmë që ata që duam të propozojmë ne, ti propozoni ju”, deklaroi Spaho.