“Ka të drejtë Rama që ju thotë, ‘ju jeni ca rrugeçër'”/ Sherr në mes të emisionit, Laert Vasili kërcënon hapur studentin (VIDEO)

0
451

Aktori dhe regjisori Laert Vasili është përplasur ashpër me një grup studentësh, teksa një prej tyre iu drejtua duke i thënë “më vjen keq që nuk je engjëll se më duket e paske shitur shpirtin”.

Deklarata e të riut në emisionin “360 gradë” ka revoltuar aktorin Vasili, i cili jo vetëm ka ashpërsuar tonet, por i kërkoi studentit që të vinte e t’ia thoshte në sy këtë akuzë sipas tij, pasi ndodheshin në një ambient tjetër të televizionit.

“Ka të drejtë kryeministri kur thotë ju jeni ca rrugeçër dhe nuk përfaqësoni studentët, eja dhe ma thuaj këtu në sy. Nuk lejoj të më fyejnë mua ca kalamaqër se nuk jam legen partiak unë”, është shprehur i revoltuar Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here