Ish-kryeministri Sali Berisha teksa mori fjalën në Kuvendi bëri thirrje për luftë dhe i ftoi të gjithë të marrin armët dhe të dalin në rrugë.
“Në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri dhe do zvarriteni rrugës dhe pastaj do zhdukeni si minj. Do kujtoni këto fjalë por do jetë vonë”, tha Berisha nga Kuvendi.
Nisur nga këto thirrje të Berishës, deputeti i PS-së Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e punimeve të Kuvendit dhe mbledhjen urgjente të grupit parlamentar për të vendosur përjashtimin nga Kuvendi ose jo të Berishës.
“Pavarësisht se sa seriozisht marrin njerëzit apo jo kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe rregullores se Kuvendit. Ne kërkojmë 10 minuta pushim për këtë shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit dhe mbledhjen e grupit parlamentar. Do të vendosim nëse do ta përjashtojmë Berishën nga Kuvendi për këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha Balla.