Tensionohet situata/ Vuçiç bën paralajmërimin e fortë për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

0
413

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar  se ka informacione që Kosova po përgatit edhe 3 masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiç ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.

Arifi ka theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie.

“Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë ma tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Sipas Arifit, tash e tutje Kosova do ta mbroj veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme.

Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here