Google search engine
Home Aktualitet Dha dorëheqjen dy javë pas emërimit, Spiropali zbulon çfarë nuk shkoi me...

Dha dorëheqjen dy javë pas emërimit, Spiropali zbulon çfarë nuk shkoi me Taulant Mukën në ministri

0
403

Elisa Spiropali, kur u pyet në Top Talk për ish-zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Muka, i cili sot u cilësua nga kryeministri Edi Rama si një “larvë politike”, dhe për faktin nëse mban njeri përgjegjësi për emërime të tilla, u përgjigj shkurt.“Mos ta ulim nivelin e bisedës. Nuk jam këtu për të folur për atë person. Ndenji dy javë dhe tregoi se kush ishte”, tha Spiropali.

Gjatë konferencës “live” nëpërmjet Facebook-ut, kryeministri Rama rrëfeu të vërtetën e tij lidhur me emërimin dhe me pas dorëheqjen e ish-zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka.

“Këtë e nderova më shumë se çfarë është ky i nderuar. Çfarë bëri? Ditën e parë tha dua veturë me shofer. Po banjën, pse nuk e kam në zyrë? Babanë e dua shofer të punësuar në Ministri. Mund të jesh shkencëtar, por nuk do të thotë asgjë. Jep dorëheqjen papritur. Një larvë, kaq, këtë mendoj unë për këtë”, tha Rama. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here