Disa prej studentëve që kanë marrë megafonin në protestën përpara Ministrisë së Arsimit kanë ngritur shqetësimin për tentativat që po bëhen nga grupe të caktuara politike dhe jo-politike, për të ndërhyrë në këtë organizim.
“Të qërohen prej këtej të gjitha partitë politike”, u shpreh një prej studentëve. “Kjo është protesta jonë, çdo shoqatë tjetër dhe parti nuk duhet të flasë këtu për hallet e tyre”, tha një tjetër student.
Kërkesat e studentëve për Ministrinë e Arsimit janë katër:
-Anullimi i VKM për tarifa shtesë.
-Përgjysmimi i tarifës së studimit.
-Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
-Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.