Prokuroria po heton për pastrim parash Emiljano Shullazin, i cili është dënuar për 17 vite burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal
Ndërkohë edhe në këtë seancë ka mbërritur dhe biznesmeni Ylvi Beqja, i cili mban mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Beqja pritet të japë dëshminë kundër Emiljano Shullazit.
Prokuroria ka kërkuar për Shullazin dënimin me 17 vite burgim për disa akuza dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në argumentet e mbrojtjes, avokati Meçe shprehet se procesi ndaj Shullazit është i pabazuar në prova dhe se hetimin prokuroria e ka nisur pas një deklarate të bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha se Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin e Dhori Kulen.