Gazetarja e njohur Desada Metaj ka ironizuar keq moderatoren Jonida Shehu. Metaj i referohet emisionit të kësaj të fundit në “Top Channel” me temë për Tiranën.
Konkretisht gazetarja kapet me një pyetje të Shehut për përdorimin e termit ‘katnar’ nga kryeqytetasit. Metaj i jep shpjegim fjalës, duke mos u kursyer aspak me moderatoren Shehu.
“Kujt i thoni ‘katnar’ ju tironsit?-pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës.
Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin…që nuk është vetëm tirons në Shqipëri.
Se mos harroj…edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”, shkruan Metaj në një postim në Facebook.