Studentët e Universitetit të Mjekësisë janë bërë sërish sot pjesë e protestës masive para godinës së Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga studentët e tjerë, ata sot bien në sy për shkak se në shenjë proteste dhe revolte ata kanë marshuar veshur me bluzën e bardhë të mjekut.
Në foto duket qartë se studentët po marshojnë drejt godinës së ministrisë, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të të rinjve që sot janë me mijëra.