Qeveria franceze ka vendosur që të pezullojë rritjen e taksës së karburantit, taksë që ka çuar një javë protesta të dhunshme.Protesta janë zhvilluar në qytetet kryesore franceze duke shkaktuar dëme të mëdha gjatë tre fundjavave të kaluara.
Protestuesit e njohur si ‘jelekët e verdhë’ janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Edouard Philippe të caktuar për ditën e sotme. Disa anëtarë të lëvizjes thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga protestuesit duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.
“Jelekët e verdhë” prej javesh kanë protestuar për rritjen e taksës së karburantit. Tre persona kanë humbur jetën nga trazirat, dhuna dhe vandalizmi. Ndërsa qindra të tjera kanë mbetur të plagosur.