Zyrtare, një tjetër shtet tërheq njohjen e Kosovës

0
462

Kosova vazhdon të ketë problem me njohjen e pavarësisë së saj. Shumë shtete që e kanë njohur atë si të pavarur, duket që shumë shpejt po heqin dorë.

Më i fundit që e ka bërë këtë në rrugë zyrtare është shteti sovran në Oqeani, Ishujt Solomon.

“Ministria e Jashtme dhe për Tregti të Jashtme e Ishujve Solomon, e ka nderin të informojë Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës, që pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe duke marrë parasysh vazhdimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për statusin final të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qeveria e Ishujve Solomon ka vendosur ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Vendimi i marrë nga Ishujt Solomon mbetet në fuqi derisa të përfundojnë negociatat nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkruhet në letrën që  ka shkruar shteti i Ishujve Solomon.

Ishujt Solomon e kishin njohur Kosovën në gusht të vitit 2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here