Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, ka deklaruar sot se Kuvendi së shpejti do të ofrojë interpretimin në gjuhën e shenjave. Në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Ruçi tha se personat me aftësi të kufizuara janë pjesa jonë e ndryshme.
“Mirëqenie për të gjithë dhe një shoqëri solidare. Gjatë dy sesioneve të fundit janë miratuar tre ndryshime ligjore për Personat me Aftësi të Kufizuara”, u shpreh kreu i Kuvendit. Ai theksoi se në 2021 të gjitha shërbimet publike do të jenë të aksesueshme për PAK.