Deputetët e Listës Serbe, të cilët kaluan natën në hapësirën e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në këtë ndërtesë.
Ata kanë ndërmarrë këtë veprim për të kundërshtuar taksën prej 100% për mallrat që vijnë nga Serbia.
Deputetët e kësaj partie gjithashtu kanë kërkuar takim me komisionerin evropian, Johannes Hahn, për të diskutuar lidhur me taksën.
Ky i fundit pritet që të vizitojë Prishtinën gjatë ditës së sotme, ndërsa nuk ka konfirmuar ndonjë takim me Listën Serbe.
Nga kjo parti kanë përsëritur edhe sot se do të qëndrojnë në hapësirat e kuvendit deri në takimin me Hahn.