Një gjykatë ushtarake në Rripin e Gazës të qeverisur nga Hamas, ka dënuar sot gjashtë njerëz me varje, përfshi dhe një grua për bashkë punim me Izraelin, njoftuar autoritetet.
Në total për aktin u dënuan 14 njerëz, tetë të tjerët me punë të detyruar, tha ministria e brendshme në Gaza.
Vendimi vjen tre javë pasi tetë njerëz u vranë në Gaza kur raportohet se u zbuluan një njësi e fshehtë e ushtrisë izraelite, që solli një betejë të ashpër urbane në brendësi të qytetit dhe ku raportohet u vra një nga komandantët palestinezë.
Zyrtarët thanë se gjashtë të dënuarit me vdekje nuk lidheshin direkt me sulmin e 11 nëntorit. Zëdhënsi i ministrisë së brendshme palestineze Iyad al-Bozum, tha se ata kishin lidhje me “një mjet përgjues të komunikimeve të vendosur fshehtësisht nga pushtuesi izraelit”.
Gruaja e dënuar me vjedhje jeton në Izrael dhe u gjykua në mungesë, besohet se ka ndihmuar nipin e saj në Gaza për të bashkëpunuar me inteligjencën izraelite.
Bozum tha se dënimet ishin një mesazh i qartë për ata që bashkëpunojnë me Izraelin.
Verdikti u dënua nga grupi i të drejtave Human Rights Watch.