Një nga stadiumet kryesore të Kupës së Botës Katar 2022, i quajtur ndryshe nga mediat ‘stadiumi i vaginës’, ka marrë tashmë formën e tij para përfundimit vitin që vjen.
Ndërtimi i stadiumit 40,000 vendësh në qytetin port Al-Ëakrah përfundon në 2019, tre vjet para nisjes së turneut të famshëm të futbollit.
Ky do të jetë ndoshta vepra e fundit e arkitektes britanike Dame Zaha, e cila vdiq papritur nga një atak kardiak në 2016, me moshë 65 vjeç.
Kur u prezantua fillimisht dizajni i stadiumit të Al-Wakrah në 2013 u tha se ishte frymëzuar nga forma e barkave arabe me vela, por shumë komentues në rrjetet sociale sugjeronin se ngjasnte me pjesët private të një gruaje.
Asokohe arkitektja Dame Zaha u nxeh shumë e tha: “Është për të ardhur keq që ata bëjnë krahasime të tilla. Është qesharake që të thonë se vrima në të ngjan me vaginën”.
Ekspertët thanë se sikur stadiumin ta kishte krijuar një burrë, nuk do të kishte komente të tilla.
Stadiumi i Al-Wakrah, 12 milje në jug të kryeqytetit Doha, është krijuar për të mbajtur lartg nxehtësinë e shkretëtirës dhe ka ajër të kondicionuar për të gjithë të pranishmit. Kupa e Botës Katar 2022 do të zhvillohet në muajt e dimrit.

