Pelikani kaçurrel është një nga shpendët e rrallë dhe autokton në vendin tonë. Por, kjo nuk i ka penguar gjuetarët e paligjshëm e të papërgjegjshëm të vrasin një shpend të tillë në Lagunën e Nartës në Vlorë.
Pavarësisht moratoriumit për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, gjuetarët vazhdojnë aktivitetin e tyre duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga shpendët më të rrallë në të gjithë mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës.