Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shfuqizuar sot masën ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi që e ndalonte të merrte poste publike, prej hetimit për evazion fiskal.
Gjykata në Strasbourg të Francës, tha se Berlusconi kishte kërkuar rishikimin e çështjes pasi autoritetet vendase kishin deklaruar se tre herë ish-kryeministri është i aftë të marrë një zyrë publike, dhe tha se “nuk ka rrethana të veçanta në lidhje me të drejtat e njeriut,” që çështja të vazhdojë.
Berlusconi ka ankimuar në gjykatën e Strasbourg, France në 2013, duke pretenduar shkelje të të drejtave të njeriut prej kufizimit të karrierës politike pas dënimit të vitit 2012.
Berlusconi la mandatin e tretë si kryeministër rreth një vit para dënimit me katër vjet burg, çka e detyroi të hiqte dorë dhe nga posti i tij i senatit. 82 vjeçari kreu shërbim publik në vend të burgut