Dy kabinetet bënë simbolin e shqiponjës, Vuçiç shokon me deklaratën

0
580

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç duke komentuar mbledhjen e dy qeverive, ai është tallur për fotografinë e delegacioneve qeveritare me simbolin e shqiponjës me duar.

Vuçiç i quajti si ‘pula liderët  nga dy vendet dhe se nuk ngjason si shqiponjë.

Gjithashtu ai u shpreh se po ta bënin serbët këtë do të shkonin në Gjykatën e Hagës.

“Më shumë më ngjan me një pulë sesa me shqiponjë, mua ashtu më duket, ku di unë. Po ta bënim ne atë, menjëherë do të shkonim në Hagë. Ata askund s’e mbajnë flamurin e Kosovës. A e keni parë diku në institucione të Kosovës. E kanë një Ditë të flamurit – të flamurit shqiptar”, tha Vuciç për televizionin publik serb.

Reagime ndaj kësaj mbledhje pati edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, i cili tha se kërkon shpjegime nga BE’ja për deklaratat e liderëve shqiptarë në këtë takim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here