Drejtonte makinën i dehur, jepet masa e sigurisë për Alban Hoxhën

0
434

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha është liruar nga burgu pasi gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’.

Mësohet se Hoxha duhet të paraqitet në prokurori dy herë në muaj.

Ai u kap dy netë më parë nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Policia bëri me dije se 31 vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua pasi në rrugën e “George Ë Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. Portieri i Partizanit është përfolur gjatë për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren Çijleta Xhilaga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here