Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka shpallur sot për një muaj gjendjen e luftës pas incidentit të kapjes së luftanijeve nga Rusia pranë gadishullit të Krimesë, vendim për të cilin mediat ruse thonin se i lejon atij të shtyjë zgjedhjet parlamentare dhe të ruajë pushtetin.
Masa duhet të miratohet nga parlamenti vendas Verkhovna Rada edhe pse ushtria ka nisur tashmë mobilizimin.
Presidenti argumentoi vendimin e tij me “kërcënimin serioz” të një “pushtimi tokësor” duke cituar për këtë raporte të inteligjencës.
Luftanijet e kapura ukrainase po lundronin mes dy portëve të vendit, nga Odessa në detin e Zi drejt Mariupol në detin Azov. Rruga e vetme mes dy porteve është ngushtica Kerch mes Krimesë dhe tokës kontinentale ruse.