Perëndimi kërkon lirimin e anijeve të kapura ukrainase

0
413
Rusia refuzoi sot thirrjet e vendeve perëndimore për lirimin e anijeve ukrainase të kapura pranë Krimesë dhe akuzoi Kievin se bashkë me aleatët e tij perëndimorë po përpiqen të provokojnë një konflikt.
Kievi sot akuzoi Rusinë për agresion ushtrak dhe ka vënë forcat e armatosura në gjendje alarmi, duke thë në se ka të drejtë të mbrojë veten e tij.
Parlamenti pritet të vendosë sot për shpalljen e gjendjes së luftës, e cila është mbështetur nga presidenti Petro Poroshenko.
Kriza nisi kur patrullat detare të Rusisë kapën dy mjete të vogla luftarake të Ukrainës dhe një barkë mbështetëse pasi kishin hapur zjarr paralajmërues.
Ato po përpiqeshin të hynin në detin Azov nga deti i Zi, dhe hetimi ushtarak rus FSB tha se ka nisur një çështje kriminale për shkelje të sovranitetit detar të Rusisë.
Sot trafiku detar kishte rinisur në ngushticën e Kerch, e cila ndan Krimenë nga territori kryesor rus.
NATO ka thirrur një takim urgjent me Ukrainës pasi kreu i aleancës Jens Stoltenberg kishte bërë një telefonatë me presidentin Poroshenko. Ai raportohet të ketë ofruar mbështetjen e plotë të NATO-s për mbrojtjen e sovranitetit të Ukrainës.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dënoi kapjen e mjeteve ukrainase nga Rusia dhe kërkoi kthimin e tyre.
Ministria e jashtme ruse tha në një gjuhë të ahspër se Kievi po provokonte në dëm tëinteresave ruse.
“Është e qartë për ne se ky është një provokim i planifikuar për të nxitur tensione në rajon dhe për të inkurajuar sanksione kundër Rusisë”, thuhej në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here