Mali i Zi kërkon shpjegime nga Serbia për të dyshuarën e puçit

0
375
Mali i Zi thirri sot për shpjegime ambasadorin e Serbisë pasi një e dyshuar për grushtin pro-rus të shtetit në 2016 është larguar nga ambasada serbe për t’i shpëtuar ndalimit.
Branka Milic doli nga seanca e gjyqit të premten duke u ankuar se të drejtat e saj ishin shkelur. Gjykata urdhëroi ndalimin e saj por më vonë ajo u shfaq në ambasadën serbe.
Milic ka qytetari serbe dhe është mes 14 të dyshuarve për tentativën e rrëzimit të në tetor 2016 dhe anulimin e anëtarësimit në NATO. Dy rusë janë gjithashtu të akuzuar por Moska ka mohuar çdo përfshirje.
Mali i Zi ka kërkuar qëndrimin zyrtar të Serbisë ndërsa ambasadori serb Zoran Bingulac ka konfirmuar se Milic gjendet në ambasadë dhe se Serbia “është e dnërgjegjshme për procedurën ligjore dhe obligimet e saj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here