Plot 25 identitete të ndryshme ka përdorur një shqiptar 37-vjeçar, me emrin Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, i cili ishte kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami.
Pakove të drogës u vinin emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda, duke i pagëzuar si markat e njohura të modës apo të luksit.
Kokainë më e pastër quhej ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.
Një nga përgjimet e kryera nga hetuesit çuan në zbulimin e shqiptarit që importonte tonelata droge nga Holanda e Belgjika në Brescia.
Në pranga kanë përfunduar 56 persona, anëtarë të tri bandave të ndryshme, por të lidhura midis tyre.