Atentati në Lushnje/ Reagon policia

0
406

Pak minuta më parë, një krimi rëndë ka ndodhur në qytetn e Lushnjes.

Një person është plagosur me armë zjarri brenda lokalit të tij tek rrethrrotulli i Plugut.

Shtetasi Saimit Taullau është transportuar për në spital, ndërkohë autorët dyshohen se janë larguar me motor drejt Elbasanit.

Policia  e këtij qyteti ka ngritur disa postoblloqe.

Njoftimi i Policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here