Ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajlit, Erjona Sulejmani është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media pas deklaratave të saj. Ajo që bëri më shumë bujë ishte kur Erjona tha se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat dhe kjo ishte arsyeja pse janë ndarë.
Dje modelja i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram ku një prej tyre e pyet se çfarë e tërheq tek një mashkull.
“Sigurisht që duhet të më ‘godasë’ fizikisht. Adhuroj këmbët plot me muskuj. Por, kur të hapë gojën, duhet të dijë të më mbajë dhe tërheqë. Koka është thelbësore”, është përgjigjur Erjona.

