Vota për Kosovën në INTERPOL. Ministri malazes i përvishet Serbisë: Pse e bëni kaq dramtike…

0
451

Srdjan Darmanoviç, Ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka reaguar Serbisë duke thënë se nuk e kupton dramën e saj për votën pro Kosovës në Interpol.

Deklarata erdhi pas reagimeve të shumta në Serbi, sidomos për votën e Malit të Zi dhe Maqedonisë pro Kosovës.

“Nuk po e kuptojmë pse Serbia po e bën kaq dramë këtë punë. Ne veçse kemi votuar për Kosovën, jemi në mesin e mbi 100 shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe në dialogun Kosovë – Serbi jemi partnerë konstruktiv dhe inkurajojmë zgjidhjen”, ka deklaruar Darmanoviç.

“Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Sllovenia nga rajoni jonë votuan pro Kosovës në Interpol, vetëm Bosnja ishte kundër. A është kjo një dramë që nuk do dihej rezultati? Të gjithë e dinim se kush do votonte pro e kush kundër”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here