Protesta e banorëve të Astirit/ Policia nis shoqërimin e protestuesve, njërin prej tyre e merr nga spitali (VIDEO+FOTO)

0
364

Pas përfundimit të protestës policia ka nisur shoqërimin e banorëve për në polici. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku policia dhunon protestuesit dhe i shoqëron me forcë, madje njërin prej tyre e ka marrë nga spitali.

Ai kishte qenë në spital për të shoqëruar nënën e tij, e cila ishte plagosur, kur befasisht është arrestuar nga policia.

Ndërkohë, banorët thonë se 3-7 protestues janë në spitalin ushtarak, pasi kanë mbetur të plagosur nga përplasja me policinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here