Berisha sfidon hapur Bashën e Kryemadhin, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e opozitës së bashkuar

0
468

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar një mbledhje ku kanë marrë pjesë grupe interesi të ndryshme që preken direkt nga Buxheti. Mirëpo për çudinë e të gjithëve në këtë mbledhje ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka marrë fjalën para Bashës, Kryemadhit dhe Mediut.

Berisha u shpreh se buxheti i 2019 është një piramidë që drejtohet nga një organizatë kriminale.

“Hidhni sytë në terren çfarë shihni pas 20 miliardë dollarëve përveç investimeve të huaja. Banka e Shqipërisë është shprehur se të gjitha  PPP-të e Edi Ramës janë borxh.

Kjo ekonomi me këtë prodhim mizerabël është absolutisht e dështuar. Kjo piramidë drejtohet nga organizata kriminale më e rrezikshme  të gjitha kohërave.

Kjo qeveri që ndërton këtë megapiramidë është e lidhur me qindra banda”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here