Qeveria hungareze përjashton mundësinë për ekstradimin e Gruevskit

0
392
Qeveria hungareze e përjashton mundësinë për ekstradimin e ish kryeministri të Maqedonisë Nikolla Gruevskit në Maqedoni, deklaroi sot ministri hungarez i Drejtësisë, Laslo Troçani.
“Gruevski pasi mori azil në Hungari nuk mund të ekstradohet në vendin në të cilin është objekt i ndjekjes”, tha Troçani në intervistën për televizionin hungarez “Eho”.
Shërbim i hungarez për migrim dhe refugjatë dje ia aprovoi kërkesën Gruevskit për azil politik Gruevskit, pas të cilit Maqedonia ka shpallur urdhëarrest për shkak të vuajtjes  së dënimit me dy vjet burg.
Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë dje deri te autoritetet hungareze ka dorëzuar edhe kërkesë për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here