Komisioni Evropian thotë se tash për tash nuk kanë marrë konfirmim nga Hungaria se i është miratuar kërkesa për azil ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Kuptohet se jemi të njoftuar me situatën e Gruevskit, i dënuar për korrupsion në vendin e tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për AIM.
Ato theksojnë se sipas të drejtës evropiane dhe të drejtë ndërkombëtare, vendet anëtare individualisht vendosin për kërkesat për azil.
“Sundimi i së drejtës është princip themelor i BE-së, për vendet anëtare si dhe për vendet kandidate, presim nga të gjithë palët të sillen në përputhje me rregullat relative dhe pa politizime”, thonë nga KE.
Ato rikujtojnë se “pas disa viteve mbrapsht”, Maqedonia “bën progres në sundimin e së drejtës siç vlerësoi Këshilli për punë të përgjithshme në përfundimet e qershorit të vitit 2018”.
Ndërkaq, sot euro komisionari Jahahnes Hahn kërkoi nga Viktor Orban sqarime nëse i është kërkuar azili Gruevskit. Ai thotë se nuk është e logjikshme që Hungaria ta mbështes Maqedoninë në BE, e më pastaj ta konsiderojë për vend jo të sigurt.