Atentati në Shkodër/ Këshilltari i PD-së mbahet 8 orë në polici, ja çfarë deklaroi

0
490

Një ditë pas vrasjes së Fatos Ferracakut dhe plagosjes së kunatit të tij, Fatmir Mehaj, në Shkodër, u  shoqëruar në Polici Mustaf Lici, anëtari i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Efektivë të FNSH-së rrethuan banesën e Mustaf Licit që në orën 06:00 dhe më pas e shoqwruan atë në ambientet e Policisë së Shkodrës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ai është pyetur rreth vrasjes së Ferracakut dhe motorit që u gjet i djegur në afërsi të banesës së tij.

Por, Mustaf Lici ka mohuar se ka lidhje me vrasjen dhe as që ka dijeni për autorët e mundshëm. “Kur ka ndodhur ngjarja, kam qenë në Tiranë me deputetë të PD-së, në një mbledhje të zhvilluar atje”, është shprehur këshilltari i bashkisë.

Pas shoqërimit, familjarët e tij nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të. Ata kanë kërkuar që t’i dërgojnë ujë dhe ushqime, por kjo gjë nuk është pranuar nga Policia. Mustaf Lici u la i lirë pas 8 orësh pasi është marrë në pyetje në Policinë e Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here