Këshilli i Sigurimit, SHBA mbështet krijimin e ushtrisë së Kosovës; Kërkesat për shtetet anëtare

0
502
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar edhe njëherë mbështetje të madhe për Kosovën, ndërsa përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen bëri të ditur se Amerika fuqimisht përkrah transformimin e FSK në Ushtri.
“Mendojmë që UNMIK ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA mbështesin transparencën në transformimin e FSK në një Ushtri, për mbrojtjen e territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, tha Cohen në OKB.
Gjithashtu, Cohen tha se ata përkrahin një marrëveshje afatgjate mes dy vendeve dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë.
Ai kërkoi që Kosova të përkrahet në Inteprol, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here