
Zonja e Parë, Melania Trump, është nga Sllovenia, por kjo nuk do të thotë se burri i saj, Donald Trump, president i SHBA-së, ka informacionet e nevojshme për shtetin nga vjen bashkëshortja e tij.
Gazeta franceze ‘Le Monde’ raporton një gafë diplomatike të presidentit Trump gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë të homologëve nga tre shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania. Trump ka ngatërruar rajonin e Baltikut me rajonin e Ballkanit dhe akuzoi tre liderët për nisjen e luftës në ish-Jugosllavi, në fillim të viteve ’90.
U deshën disa minuta deri sa të pranishmit të hutuar në takim të kuptonin se Trump kishte ngatërruar dy rajonet.
Nuk është hera e parë që presidenti amerikan sjell shembullin e Ballkanit kur flet për luftërat e mëdha. Pak muaj më parë tha se për shkak të gjakënxehtësisë së malazezëve ose shqiptarëve, anëtarë të NATO-s, mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore