Ulje e ndjeshme e çmimit të benzinave në Maqedoni

0
495
Çmimi i benzinave në Maqedoni nga sot do të zvogëlohet për 4,5 denarë, i naftës për tre denarë, ndërsa i karburantit ekstra të lehtë për 3,5 denarë, paralajmëroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
“Sot kemi një prej uljeve më të mëdha të çmimeve të benzinave dhe të dizelit që kur ekziston Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kjo nuk është meritë e jona, e as paraprakisht me meritë apo faj tonin ishte rritja e çmimit të karburanteve, thjeshtë të tilla janë tendencat në bursën për naftë. Ne vetëm e zbatojmë metodologjinë e cila është pjesë e marrëveshjes shitblerëse për OKTA e ratifikuar nga Kuvendi në vitin 1999″, deklaroi Bislimovski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here