Paralajmërimi i fortë i Dritan Zaganit: Javës tjetër do ketë publikime të frikshme

0
420

Dritan Zagani, ish-oficeri i Antidrogës, aktualisht në azil politik në Zvicër ka paralajmëruar se pas disa ditësh pritet të publikohen disa publikime që do të krijojnë trazira në jetën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Zagani shkruan se javës që vjen do të publikohen fakte që siç i cilëson ai do të jenë të “frikshme”.

“Tradhtari ndëshkohet më keq se armiku. Drejtësia është obligim i çdo shoqërie a aq më tepër për opozitën, por kur nuk i çon betejat deri në fund nuk fiton as betejë e as luftë. Javën tjetër do të ketë publikime të frikshme por mos bëni përsëri si të mallëngjyer për drejtësi…!”, shkruan Zagani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here