Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një ftesë për të përfituar nga programet mbështetëse në bujqësi.
Rama i bën thirrje të interesuarve të aplikojnë duke filluar nga data 30 nëntor duke prezantuar projektet për zhvillimin e fermës e të ekonomisë në fshat.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë ftesë për të përfituar nga programet mbështetëse në bujqësi dhe të aplikoni duke filluar nga 30 Nëntori me projektet tuaja për zhvillimin e fermës e të ekonomisë në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.