Ditën e sotme në orën 13:00 pritet që të zhvillohet ceremonia e varrimit të Konstandinos Kacifas, trupi i të cilit u mbajt për disa ditë në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë.
Mësohet se ai është veshur me rroba ushtarake greke, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë.
Në foto shihet që trupi i pajetë i Kacifas, arkivoli dhe makina e funeralit janë mbuluar me flamurin grek.
Ndërkohë, disa persona me shtetësi greke janë ndaluar që të hyjnë në Shqipëri.
Ata udhëtonin me furgon dhe nuk u lejuan të hynin në territorin shqiptar. Kjo për shkak se ishin veshur me bluza të zeza ku shkruhej dhe kishte simbole të Vorio-Epirit.

